Telenews

“Fitore e merituar”, Giresse: Dresevic-Muslija na dhanë freski, Rrudhani super

Kosova reagoi pas humbjes me Greqinë, duke triumfuar 3-2 ndaj Irlandës së Veriut në Nations League. Trajneri i dardanëve, Alain Giresse e cilësoi tepër të rëndësishme këtë fitore, teksa foli edhe për “finalen” e 12 qershorit ndaj Greqisë në Volos.
Rëndësi ka që fituam ndeshjen, ishte një fitore e merituar. Sa i përket asaj çfarë ndodhi në fushë mund të diskutojmë pafund, rëndësi kishte fitorja.
Mesfusha? Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dresevic dhe Muslija sollën freksi në mesfushën tonë, jemi të kënaqur.

Kërkesa ime që lojtarët e krahut të ndihmonin edhe në mbrojtje? Po, sepse nuk mund të parashikojmë rrethanat e një ndeshjeje. Është situata e lojës që na detyron ndonjëherë të rikthehemi për të ndihmuar mbrojtjen, por nuk ndodhi sepse unë u kërkova të riktheheshin.

Rrudhani ia doli, ishte ndeshja e parë, ai bëri një ndeshje shumë të mirë. Ujkanin e njohim, ai është gati sa herë kemi nevojë për të.
Ndëshkimet me kartonë të verdhë? Nuk ka nevojë për përgjigje. Nuk jam i kënaqur që do na mungojnë tre lojtarë, padyshim që nuk jam i kënaqur, shtohen problemet. Greqia? Do luajmë me 11 lojtarë”, deklaroi trajneri francez.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj