Telenews

FITORE SUPER E THELLË PËR CLIPPERS NDAJ MILWAUKEET

LA Clippers e kanë fituar derbi-duelin e natës në NBA ndaj kampionit aktual, Milwaukee Bucks.
Skuadra nga Los Angjelosi e mposhti Bucksin me shifrat e thella 119-153.
Robert Covington ishte individi më i dalluar te Clippers në këtë fitore me 43 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Amir Coffey me 32 pikë, 7 kërcime e 6 asiste.
Te Bucks lojë të mirë shfaqën Jordan Nwora me 28 pikë e Bobby Portis me 25 sosh.
Aktualisht, Clippers gjenden të 8-tit me 38 fitore e 40 humbje, derisa Bucks pozicionohen të 2-tit me 48 fitore e 29 humbje.

Rezultatet e tjera të mbrëmjes:
Orlando – Toronto 89-102.
Washington – Dallas 135-103.
Boston – Indiana 128-123.
Houston – Sacramento 117-122.
Memphis – Phoenix 122-114.
Oklahoma – Detroit 101-110.
San Antonio – Portland 130-111.
Denver Minnesota 130-136.
LA Lakers – New Orleans 111-113.

Të ngajshme

Eskalon Neymar, kjo sjellje s’i ka hije një profesionisti

Yllka Gashi

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj