Telenews

Fjalët e Zelenskyt për trazimin e Ballkanit, Surroi del me një “paralajmërim”

 

 

Publicisti Veton Surroi ka komentuar deklaratën e djeshme të Volodymyr Zelenskyt, president i Ukrainës, në lidhje me trazimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor nga ana e Rusisë.

Në fakt, kjo deklaratë e Zelenskyt, ngjalli shumë interesim në rajonin për të cilin ai foli.

Në lidhje me këtë deklaratë të bujshme, Surroi shkroi se fjalët e Zelenskyt bartin peshën e posaçme të luftimit të Rusisë. Madje, Surroi bëri edhe një paralajmërim.

Sipas gazetarit veteran, pra Surroit, “pa ndryshime përmbajtësore në politikat perëndimore”, Rusia do të vazhdojë politikën e njëjtë.

“Ballkani Perëndimor ka qenë zonë me investim të ulët e kthim të lartë për Rusinë kundër NATO-s/BE-së gjatë tërë këtij shekulli. Pa ndryshime përmbajtësore në politikat perëndimore, ajo [Rusia] do të vazhdojë që ta bëjë këtë. Fjalët e Zelenskyt qartazi e bartin peshën e posaçme të luftimit të Rusisë”, shkroi Surroi në X.

Të ngajshme

Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 165 mijë € të dyshuara të falsifikuara dhe municion luftarak

Valjeta Turkaj

Dyshimet për dallavere me vota, ndalohet edhe një kryesuese në Deçan

Valjeta Turkaj

KQZ publikon shifrat se sa shpenzuan partitë politike për tre muaj

Valjeta Turkaj