Telenews

Flasin qytetarët që u arrestuan nga policia serbe në Merdarë: Policët serbë na thoshin se arrestimi është politik

Esat Muqolli e Dervish Maliqi, është një nga qytetarët e Kosovës që u liria sot pasi dje ishte arrestuar nga Policia serbe në Merdarë.

Ata para mediave ka thënë se ishin katër qytetarë të Kosovës të arrestuar.

“Problemi i arrestimit ka qenë veç kënd e zgjedhshin ata. Akuza ka qenë janë disa baraka 200 metra më poshtë dhe kinse të dyshuar kemi qenë ne dhe ata dy shokët e kamionave”, tha Dervish Maliqi para mediave.

Ai thotë se janë trajtuar mirë nga policia serbe, por se secili “polic thoshte se kjo ishte politikë”

“Na kanë ndalu, na i morën dokumentet dhe mandej si kemi dalë nuk kemi ditë kurgjo. Na kanë shti në ni xhip dhe na kanë çu në Kurshumli. Aty kemi nejtë nja dy orë, nuk kemi ditë kurgjo”, tha Esat Muqolli.

Ata thonë se përgjatë këtij kufiri kanë kaluar edhe më herët, por nuk janë ndaluar më parë.

Katër qytetarë, shtetas të Kosovës, u liruan sot nga Prokuroria e Kurshumlisë, pasi ishin ndaluar të martën në pikën kufitare në Merdarë.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu