Telenews

Flet avokati i Sylejman Selimit, tregon pse u bastis shtëpia e tij nga Specialja

 

 

Artan Qerkini, avokat i ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka folur pas bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nga Prokuroria Speciale.

Qerkini ka thënë se Sylejman Selimi nuk është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, por që brenda shtëpisë së tij ka mundur të ketë dëshmi që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

“Ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Por sipas urdhërit të gjykatës, mendohet se në shtëpisë e tij mund të ketë pasur prova të cilat ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, ka thënë Qerkini.

Sipas Qerkinit, ata kanë vërejtje për mënyrën se si është bastisur shtëpia e Selimit.

Ai thotë se në këtë mënyrë nuk është dashur të bëhet bastisja, përderisa klienti i tij nuk është në cilësinë e të dyshuarit.

“Ne i kemi disa vërejtje në vetë urdhërin. Mendojmë që nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe I cenon edhe disa të drejta kushtetuese të personave, sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi nëse ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar”, tha Qerkini.

Të ngajshme

Moti për sot

Donat Hashani

Sot ngjarje e rëndësishme mes Qeverisë kosovare dhe asaj maqedone

Donat Hashani

Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, deputetja e LDK-së paralajmëron diçka të ashpër për bordin

Donat Hashani