Telenews

Flet bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit

Në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, bashkëluftëtari i tij, Avni Ajeti, foli rreth të bëmave të dëshmorit.

Ajeti tha se roli i Pajazitit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte i padiskutueshëm, madje sipas tij, heroi e nuhati pashmangshmërinë e luftës.

“Roli i tij në UÇK është i padiskutueshëm, barra ka qëndruar mbi supet e tij. Duke parë rrethanat në të cilat gjendej vendi në atë periudhë, te populli ishte njëfarë politike që Kosova do të çlirohej pa luftë. Por, Zahiri këtë situatë e kuptoi drejt, që lufta është diçka e pashmangshme.  Zahiri si karakter e kuptoi këtë dhe domosdo ka qenë dëshirë e tij që populli të jetë i angazhuar në luftë”, u shpreh Ajeti.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj