Telenews

Flet djali i së moshuarës që u sulmua nga infermierja

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e qendrës për të moshuar “Orenda” u filmua duke goditur e një grua në moshë, ka folur për Shqipëria Live në Top Channel, djali i saj.

Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që bëri gjestin e rëndë.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore,

E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.

Në Qendrën e të moshuarve në Pejë “Orenda” ku edhe ndodhi sulmi ndaj të moshuarës edhe sot kanë vazhduar inspektimet pasi inspektorë e zyrtarë nga Policia janë parë duke hyrë në objektin e kësaj qendre.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti për gazin amerikan: S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, e dërgojmë në Vlorë dhe e marrim nga atje

Rrezarta Ramaj

KQZ fillon vlerësimin e zarfeve me vota të diasporës e 9 komuna përfundojnë numërimin e votave të kandidatëve

Rrezarta Ramaj