Telenews

Flick flet pas humbjes shokuese nga Japonia: Zhgënjim i madh, ditët në vijim do të jenë të vështira

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick, ka folur pas humbjes nga Japonia, duke thënë se është një zhgënjim i madh.

Gjermania humbi me rezultat 2-1 nga Japonia në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës në Katar.

“Është një zhgënjim i madh. Gabimet individuale që lojtarët bën nuk mund të ndodhin”.

“Ne morëm epërsinë, por më pas lamë shumë hapësira. Duhet të pranojmë se Japonia na ka tejkaluar në efikasitet”, ka thënë ai.

“Duhet të punojmë me lojtarët. E dimë që ditët në vijim nuk do të jenë të këndshme sepse të gjithë do ta kenë mendjen tek disfata dhe janë të mërzitur”, ka thënë Flick.

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj