Telenews

Florence Pugh zbulon për sëmundjen që u përball që nga fëmijëria: Nuk mund të merrja frymë

florence-pugh-zbulon-per-semundjen-qe-u-perball-qe-nga-femijeria:-nuk-mund-te-merrja-fryme

Florence Pugh zbulon për sëmundjen që u përball që nga fëmijëria: Nuk mund të merrja frymë

Florence Pugh ka folur hapur për problemet e saj shëndetësore “të frikshme dhe intensive”, teksa rrëfeu për fëmijërinë e saj “traumatike” në një intervistë të re.

Aktorja, 29 vjeçe, kaloi një pjesë të madhe të fëmijërisë në spital, pasi u diagnostikua me trakeomalaci që kur ishte e vogël.

Florence zbuloi se që nga momenti kur lindi, kishte “diçka që nuk shkonte” me të, dhe askush nuk dinte saktësisht çfarë, përveç faktit që ajo nuk mund të merrte frymë normalisht.

Ylli i filmit Little Women tha se gradualisht ka “përmirësuar” gjendjen si e rritur, por kur sëmuret tani mund të jetë “mjaft frikësuese”, pasi ende ka një “aftësi të kufizuar në fytin e saj”.

Duke folur në podcastin e Louis Theroux, ajo shpjegoi:

“Kam një problem me frymëmarrjen, i cili është përmirësuar teksa u rrita. Kur linda, tubat e frymëmarrjes ishin shumë të butë, kam trakeomalaci dhe kur u bë skanimi dukej diçka e sheshtë mbi gjoksin tim.

Të ngajshme

Bia Khalifa zhvishet tërësisht nga pjesa e sipërme në pishinë

Valjeta Turkaj

Reagimi qesharak i Anisës pas rikthimit të Edit në Big Brother VIP Kosova

Valjeta Turkaj

Klodiani banori i ri, nga Venecia në Big Brother VIP Kosova

KushtrimGuraj