Telenews

Florian Dushi me shumë bagazh politik në listën e LDK-së për deputet

Florian Dushi u lind në Prishtinë, më 21 gusht 1978.

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, ku ka marrë titullin Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ.

Në listën e LDK-së, Dushi mban numrin 34 për deputet.

Gjithashtu, ka të mbaruar edhe Provimin e Jurisprudencës, ndërsa ka punuar avokat në Prishtinë për një periudhë të caktuar, gjatë vitit 2018.

Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si përfaqësues i subjektit politik LDK, në periudhën 2007-2016, pastaj më 2018 dhe më 2021, një periudhë.

Ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë (maj 2008 – qershor 2010), si dhe këshilltar i lartë politik i ministres së Ministrisë së Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi (2008).

Gjithashtu, ka shërbyer si zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë periudhës 2016 – 2017 dhe 2020 – 2021.

Ka qenë Koordinator Nacional kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovë.

Që nga viti 2004, është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër”, në Prishtinë dhe aktualisht kryetar i kësaj Dege, pastaj anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, për dy mandate më radhë.

Më 2013 ka publikuar librin “Sprova e zgjedhjeve në Kosovë: nga legjislacioni te rezultatet”.

Në vazhdimësi është i pranishëm me publikime dhe vështrime të ndryshme analitike në revista profesionale dhe në medie në fushën kushtetuese, të zgjedhjeve dhe fushën e të drejtave të njeriut.

Është mësimdhënës (i angazhuar) në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës.

Të ngajshme

“Më 10 shkurt s’ka pse del në punë”, Kurti sulmon Prokurorinë e Shtetit

Donat Hashani

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Donat Hashani

Koalicioni për Familjen kërkon votë në Podujevë (VIDEO)

Donat Hashani