Telenews

Foda: E dua Italinë, Shqipërinë ose Gjermaninë në grup

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka treguar se dëshiron të përballet me Italinë, Gjermaninë ose Shqipërinë në kualifikueset për Botëror.

Të premten (13 dhjetor) Kosova do t’i mësojë tre kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026. “Dardanët” shkaku që luajnë në Ligën e Kombeve në mars, do të jenë në një grup me vetëm katër kombëtare.

Foda në një intervistë për “ATV” ka pranuar se dëshiron të përballet me Italinë ose Gjermaninë, ndërsa i pëlqen edhe Shqipëria nga vazo e tretë.

“Unë jam gjysmë-italian. Babai im ishte nga Italia dhe tani nuk jeton më. Për këtë arsye do të dëshiroja të luaja kundër Italisë, me të cilët jam përballur kur isha në krye të Austrisë”.

“Gjithashtu do të dëshiroja të luaja kundër Shqipërisë sepse është shumë afër dhe do të ishte e bukur. Duhet të fokusohemi te vetja dhe të vazhdojmë me paraqitjet e fundit, ku kemi qenë të pamposhtur”.

“Austria në grup? Nuk e di, e njëjta vlen për Gjermaninë. Unë jam gjerman dhe mund të luajmë edhe kundër Gjermanisë. Ka shumë kundërshtarë të mundshëm si Zvicra, Danimarka, Gjermania, Italia. Të gjitha do të jenë të vështira. Por përsëri, jemi të lumtur me shortin dhe gëzohemi që ndeshemi me kombëtare të mira sepse kështu shohim në çfarë niveli jemi”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me të dyshuarin

KushtrimGuraj

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

KushtrimGuraj

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2, ndalet në çerekfinale nga Lituania

KushtrimGuraj