Telenews

Foda: Tregon se çfarë nuk i pëlqeu

 

 

Franco Foda foli pas miqësores Hungari-Kosovë (2-0), ku theksoi se ishte i kënaqur me futbollistët.

“Deri në minutën e 60’ isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mirë për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele.

Duhet të mësohemi që pas pësimit të një goli të tillë, kishte edhe 30 minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin, dhe ndeshja mbaroi.

Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga pankina. Kemi mundësi të përmirësohemi.

Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim.

Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Europian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë.

Lojtarët e ardhur nga stoli? Gjithmonë shpresa është që të përmirësohet loja me zëvendësimet që bëjmë. Humbëm topa, atë priste Hungaria, nuk bën të ndodhë më një gjë e tillë”, theksoi tekniku i Kosovës.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj