Telenews

FOL SHQIP – Libri nga Dr.Sc Burim Dërmaku që promovon mbrojtjen e fjalorit shqiptar

Muaj më parë, në tregun e botimeve shqip, doli një doracak i veçantë nga Dr.sc. Burim Dërmaku, i titulluar “Në vend të fjalës së huaj FOL SHQIP”.

Ky udhëzues është krijuar për të ndihmuar folësit e shqipes të përmirësojnë përdorimin e gjuhës së tyre, duke ofruar alternativa për fjalët e huaja që janë bërë pjesë e përditshme e komunikimit.

Doracaku përmban përkthime dhe shpjegime për mbi 2000 fjalë dhe shprehje të huaja, duke përfshirë huazime nga gjuhë të ndryshme. Disa nga fjalët që mund të gjeni në këtë doracak përfshijnë: Agravoj, Anonçoj, Dezha vy, Empatia, Feedback, Impakti, Justifikoj, Karizmatik, Marshutë, Piar, Sensacion, Klishe, Kohezion, Kompatibil, Koncize, Koshient, Labirint, Laike, Lidership, Linçoj, Marshutë, Maskilist, Megaloman, Mizantrop, Naiv, Narcist, Neglizhenca, Nihilist, Nur, Observoj, Oligarki, Opcion, Oponent, Oscilim, Ospitoj, Pedigre e shumë të tjera. Për secilën prej këtyre fjalëve, doracaku ofron përkufizime të sakta dhe alternativa të përshtatshme në gjuhën shqipe.

Doracak që ia vlen ta keni me vete, apo në shtëpinë tuaj, sepse është doracak apo fjalor që mund të përfitoni shumë dije, përveç të gjitha fjalëve të huaja dhe huazimeve që po përdoren me të madhe kohëve të fundit, po ashtu mund të gjeni edhe kuptimin e shumë fjalëve të përdorshme shqipe, që ia vlen shumë ti dini!

Doracakun mund ta gjeni nëpër libraritë e Kosovës dhe po ashtu mund të bëni porosinë edhe jashtë Kosovës, në të gjithë botën – përmes Librarive të mëdha. Ky është një libër që secila shtëpi duhet ta ketë, që të mbrojmë nga huazimet gjuhen tonë, më të bukur në botë – Gjuhën SHQIPE.

Ju rekomandojmë të blini këtë libër dhe ta keni në duar. Mund ta blini dhe ta porositni online, lehtësisht dhe direkt. Gjithashtu, është një mundësi e shkëlqyer për t’ua bërë dhuratë shokëve, miqëve, dhe anëtarëve të familjes, duke u siguruar që të gjithë të përfitojnë nga ky libër i veçantë.

Tashmë është konfirmuar se Dr.sc. Dërmaku ka bërë një punë të detajuar në grumbullimin dhe përkthimin e këtyre fjalëve, duke e shoqëruar secilën me shpjegimin e prejardhjes dhe përdorimit të saj në kontekstin e gjuhës shqipe. Përveç kësaj, janë përfshirë edhe disa fjalë të marra nga fjalorë dhe publikime të tjera të njohura, për të bërë përshtatjen më të plotë të tyre në shqip.

Ky doracak është një burim i vlefshëm për të gjithë ata që duan të pasurojnë gjuhën shqipe dhe të shmangin përdorimin e panevojshëm të fjalëve të huaja. Ai është i disponueshëm në libraritë kryesore dhe është vlerësuar si një mjet i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj