Telenews

Football Transfers: Behgjet Pacolli, kandidat për të blerë Manchester Unitedin

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazers.

Pacolli shërbeu si president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.

Ai është gjithashtu miliarder dhe biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group, shkuan Football Transfers.

Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

Reagon ashpër Behxhet Pacolli, ja sa para dhashë për popullin e Kosovës -  Bota Sot

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “Në rregull, do ta shqyrtoj”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.

Glazers po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë funte (5.8 miliardë euro) për të shitur klubin.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj