Telenews

“Forbes” publikon listën, ja kush janë futbollistët më të paguar në botë

Revista “Forbes” ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, duke theksuar se shumë prej tyre janë tërhequr nga kontratat e pasura të ofruara nga liga saudite.

Ish-lojtari i Juventusit, Cristiano Ronaldo konfirmon veten në krye të renditjes, duke fituar aktualisht 285 milionë dollarë (rreth 263 milionë euro), nga të cilat 220 vijnë nga Al Nassr dhe 65 nga burime të tjera të ardhurash.

Në vendin e dytë gjejmë Lionel Messin e Inter Miamit. Ylli argjentinas, me fitime prej 135 milionë dollarësh. Në vendin e tretë vijojnë Neymar, sulmuesi i Al-Hilal që fiton 110 milionë dollarë në vit dhe Karim Benzema, me një pagë prej 104 milionë te Al-Ittihad. Kylian Mbappe, me 90 milionë dollarë, renditet si evropiani i parë në këtë renditje të hartuar nga gazeta e njohur ekonomike.

Në “top 10” janë Erling Haaland i Manchester City (60 milionë), Vinicius Junior i Real Madrid (55 milionë), Mohamed Salah i Liverpool (53 milionë), Sadio Mane i Al-Nassr (52 milionë) dhe Kevin De Bruyne i Manchester City (39 milionë).

Kjo listë nxjerr në pah jo vetëm potencialin e madh ekonomik të futbollit modern, por edhe ndikimin e kampionatit saudit në kontekstin global të futbollit.

Të ngajshme

Këta janë futbollistët më të paguar në botë aktualisht

Donat Hashani

Si të pyesni dikë nëse janë ‘single’ apo jo, pa e bërë të qartë që i pëlqeni!

Donat Hashani

Ministri Maqedonci mohon se FSK e ka humbur një dron, përkundrazi thotë diçka tjetër

Donat Hashani