Reparti elitë i Policisë Shqiptare RENEA morri pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai.
Euronews Albania sjell pamjet dhe rezultatet e repartit për eliminimin dhe neutralizimin e elementit të armatosur. Nga data 13 deri më 17 mars forcat RENEA të policisë shqiptare testuan aftësitë e tyre taktike dhe të armëve në Dubai.
Bëhet fjalë për turneun “SWAT CHALLENGE” ku morën pjesë edhe 41 skuadra speciale nga e gjithë bota.
Për 5 ditë forcat RENEA garuan edhe për qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor në situata të ndryshme.
Në ditën e parë të garës, forcat tona RENEA, u renditën të 10-tët duke lënë pas forcat speciale franceze “RAID” që janë të njohura në Evropë.
RENEA- e thënë ndryshe, reparti i eliminimit dhe neutralizimit të elementit të armatosur janë elita e Policisë së Shtetit.
Në Dubai këto ditë është mbajtur edhe samiti botëror i policisë ku i pranishëm ka qenë drejtori i policisë shqiptare Gledis Nano.