Forcat ushtarake qëlluan Sami Ibrahim Mashaikha, 16 vjeç, dhe Amr Khaled Al-Marboua, 18 vjeç, në Kfar Aqab dhe të dy vdiqën më vonë nga plagët e marra, sipas ministrisë së shëndetësisë në Autoritetin Palestinez që ushtron vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor, shkruan Reuters.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se forcat izraelite kishin bastisur Kfar Aqabin gjatë natës, duke vendosur forca në rrugë dhe sipër ndërtesave të qytetit përpara se të hapnin zjarr.

