Telenews

FORCAT RUSE QËLLOJNË SËRISH ZONËN E VENDBANIMEVE CIVILE NË KIEV

Sipas informacionit që gazetari i Anadolu Agency, ka marrë nga ekipet e shëndetësisë në zonë, mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa janë plagosur katër të tjerë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në sulmin që forcat ruse kanë ndërmarrë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Anadolu Agency.
Sipas transmetimeve nga dëshmitarët, thuhet se një raketë e lëshuar nga forcat ruse ka rënë në zonën që i përket civilëve në rajonin Podilskyi të Kievit.
Në sulm krahas shumë apartamenteve të ndodhen në zonë theksohet se ka pësuar dëme të rënda edhe një shkollë.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e disa shtëpive përreth dhe shumë automjete janë bërë të papërdorshme.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga ekipet e shëndetësisë në zonë, mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
Bëhet e ditur dy persona po ashtu humbën jetën në sulmin që forcat ruse kryen mbrëmë në Kiev.
 

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani