Telenews

Forcat ruse tërhiqen nga Ishulli i Gjarprit, sipas Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj janë tërhequr nga “Ishulli i Gjarprit”, një ishull shumë i kontestuar në Detin e Zi që Rusia e pushtoi menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake në shkurt.

Moska e cilësoi masën si një përpjekje për të krijuar një korridor humanitar për eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina. Zyrtarët në qytetin portual të Odesa-s në jug të Ukrainës, megjithatë, thanë se trupat ruse ishin evakuuar pas sulmeve me raketa dhe artileri.

Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer 144 të burgosur secili në një shkëmbim që pa kthimin e disa luftëtarëve ukrainas që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal gjatë një rrethimi brutal përpara se Rusia të merrte kontrollin e Mariupolit.

Ndërkohë, forcat ruse po vazhdojnë operacionet e tyre sulmuese rreth Lysychansk në Ukrainën lindore, ku guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha se 15 mijë civilë mbeten ndërsa përpjekjet për evakuim vazhdojnë.

“Vetë qyteti është nën zjarr të vazhdueshëm”, tha Haidai.

Beteja për ishullin e Gjarprit

Më 24 shkurt, autoritetet raportuan se trupat ruse kishin pushtuar ishullin ukrainas të Detit të Zi, Zmeiny, duke vrarë 13 roje kufitare.

Dy luftanije ruse iu afruan ishullit, kryqëzori Moskva dhe korveta patrulluese Vasily Bykov.

Ata u ofruan luftëtarëve të çetës kufitare Izmail, të vendosur në ishull, të dorëzoheshin. Ata refuzuan.

Sipas një regjistrimi në radio të një dialogu mes tyre, rojet kufitare ukrainase kanë marrë një mesazh.

“Unë jam një anije luftarake ruse. Propozoj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktima të pajustifikuara. Përndryshe, do të bombardoheni. dhe sulmoheni. A e kuptuat, marrje?”.

Ndërsa përgjigja e ukrainasve u bë virale teksa i thanë anijes ruse “të shkonte në djall”.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu