Telenews

Forcohet kampi i Besnik Osmanit, Lëvizja për Bashkëveprim i bashkohet programit të tij qeverisës për Fushë Kosovën!

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka bërë të ditur se Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) i është bashkuar programit të tij qeverisës.

Në takim morën pjesë kryetari i LPB-së, Jeton Emini, dhe kandidati për Kuvendin Komunal, Majlind Sadriu, me të cilët u dakordua një agjendë e përbashkët zhvillimi që fokusohet në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

“Bashkë për një Fushë Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë! Me energjinë dhe përkrahjen e pashembullt të qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt,” ka deklaruar Osmani.

Ky bashkim politik shihet si një forcim i madh për kampin e Besnik Osmanit, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj