Telenews

Formacionet e mundshme, Arsenal – PSG: Arteta dhe Enrique do ta përdorin të gjithë artilerinë

Pasi eliminuan Real Madridin, Arsenali tani do të përballet me Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi anglez do të takohet me kampionin francez në gjysmëfinalen e tyre të parë në 16 vitet e fundit, sot (e martë) në Londër.

Hera e fundit kur Arsenali kishte luajtur në gjysmëfinale të kësaj gare ka qenë në vitin 2009 ndaj Manchester United, teksa kanë arritur finale një herë.

Ata, sidoqoftë, janë në super formë dhe janë të pamposhtur për më shumë se dy muaj në të gjitha garat.

Ata e mposhtën 15 herë kampionin e Evropës, Real Madridin, me rezultat të përgjithshëm 5-1 në çerekfinale.

PSG në ndërkohë, e ka humbur ndeshjen e parë të sezonit në Ligue 1 të premten, pasi pësuan disfatë me rezultat 3-1 ndaj Nice në shtëpi.

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Merino, Rice, Odegaard, Martinelli, Trossard, Saka.

Paris Saint-Germain: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Barcola, Dembele, Kvaratskhelia.

Të ngajshme

Mësohet se kur e merr Alonso drejtimin e Realit

Donat Hashani

Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Valjeta Turkaj

Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

KushtrimGuraj