Telenews

Formacionet zyrtare: Gjermani – Danimarkë

Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në çerekfinale.

Gjermania nikoqire doli si lider në Grupin A, duke mposhtur me lehtësi Skocinë dhe Hungarinë, ndërsa në përballjen e fundit kundër Zvicrës barazuan.

Në anën tjetër, Danimarka ka dëshmuar se janë ekip i vështirë për t’u mposhtur, duke marr tre barazime në tre ndeshjet në Grupin C.

Julian Nagelsmann  starton me emra si Jamal Musiala, Toni Kroos dhe Leroy Sane, ndërsa rolin e sulmuesit kryesor ia ka besuar Kai Havertzit.

Christian Eriksen do të luajë në mesfushë, ndërsa Rasmus Hojlund është në në sulm.


Gjermani: Neuer, Rudiger, Raum, Kimmich, Havertz, Kroos, Musiala, Schlotterbeck, Sane, Gundogan, Andrich.

Danimarkë: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Maehle, Christensen, Dalaney, Hojlund, Eriksen, Skov Olsen, Bah, Hojgjerg.

 

Të ngajshme

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Udinese emëron Paolo Zanettin trajner të ri pas shkarkimit të Runjaićit –

KushtrimGuraj