Telenews

FORMACIONET ZYRTARE: LIVERPOOL – BENFICA

Benfika zbarkon në stadiumin “Anfield Road” për ta provuar misionin e vështirë ndaj Liverpoolit ku i duhet ta bëjë një përmbysje të madhe të rezultatit nga ndeshja e parë në të cilën pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3-1.
Skuadra angleze që do ta luajë para tifozëve të saj shihet si favorit absolut për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edhe pse befasitë nuk mund të përjashtohen në këtë garë, transmeton KosovaPress.
Benfika vjen me tri mungesa në këtë ndeshje ku për shkak të lëndimeve nuk do të paraqiten Verissimo, Pingo dhe Silva, kurse Liverpooli e ka skuadrën e kompletuar.
Këto janë formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Gomez, Matip, Konate, Tsimikas, Henderson, Milner, Keita, Diaz, Jota, Firmino
Benfika: Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Everton, Weigl, Taarabt, Diogo Gonçalves; Gonçalo Ramos, Darwin Nunez.

Të ngajshme

Mërzia pas Botërorit “mori fund” – Messi rikthehet te Inter Miami

KushtrimGuraj

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Rikthimi  i shumëpritur i “Piratit”, sulmuesi kosovar pritet të luajë ndaj Sturm Grazit

KushtrimGuraj