Telenews

Formacionet zyrtare, Liverpool – Real Madrid: Slot dhe Alonso duan fitore

formacionet-zyrtare,-liverpool-–-real-madrid:-slot-dhe-alonso-duan-fitore

Në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, “Anfield” përgatitet për një përballje spektakolare mes dy gjigantëve të futbollit evropian – Liverpoolit dhe Real Madridit.

Arne Slot ka zgjedhur një formacion sulmues për “The Reds”, me Mamardashvilin në portë dhe mbrojtje të udhëhequr nga Van Dijk e Robertson.

Në mesfushë, kreativiteti i Mac Allisterit, Gravenberch dhe Szoboszlai pritet të luajë rol kyç, ndërsa në vijën e parë trioja Salah – Gakpo – Ekitike do të kërkojë t’i bëjë dëm mbrojtjes madrilene.

Në anën tjetër, Real Madridi i Xabi Alonsos zbret në fushë me një përzierje rinie dhe përvoje. Courtois mbetet në portë, ndërsa Militao udhëheq prapavijën së bashku me Huijsen dhe Carreras. Mesfusha është me emra si Camavingan, Tchouamenin dhe Bellinghamin, teksa në sulm pritet spektakël nga Vinicius, Guler dhe Mbappé.

Një përballje ku përballen forca, shpejtësia dhe kreativiteti – dhe ku çdo gabim mund të peshojë shumë në rrugën drejt kualifikimit në fazën eliminatore.

Liverpool: Mamardashvili, Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson, Mac Allister, Gravnberch, Szoboszlai, Salah, Gakpo, Ekitike.

Real Madrid: Courtois, Carreras, Huijsen, Militao, Valverde, Bellingham, Guler, Camavinga, Tchouameni, Vinicius, Mbappe.

Të ngajshme

Pas tetë vitesh stabilitet, Serie A është përballur me valë shkarkimesh – tri largime brenda javës

KushtrimGuraj

Arsenali i pandalshëm – fitorja e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Thomas Muller tregon nëse Kane është lojtari më i mirë i botës momentalisht

KushtrimGuraj