Telenews

Formacionet zyrtare, Portugali – Francë: Shumë yje në fushë në çerekfinalen e madhe

Portugalia dhe Franca do të luajnë çerekfinalen e madhe të Euro 2024, për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Portugezët vijnë në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Sllovenisë me penallti, ku ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa portieri portugez Diogo Costa, ishte heroi pasi priti tre penallti.

Në anën tjetër, Franca arriti ta eliminojë Belgjikën pas fitore me rezultat 1-0 me autogolin e shënuar nga Jan Vertonghen.

Roberto Martinez ka vendosur të startojë me Cristiano Ronaldon në sulm, i cili do të mbështetet nga Bruno Fernandez, Bernardo Silva dhe Rafael Leao.

Në anën tjetër, Didier Deschamps, do të luajë me Kylian Mbappe, i cili do të mbështetet nga Antoine Griezmann dhe Randal Kolo Muani.


Portugalia: Costa, Cancelo, Pepe, Ruben Diaz, Mendes. Vitinha, Palhinha, Bruno Fernandes, Silva, Ronaldo, Leao.

Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Camavinga, Griezmann, Kolo Muani, Mbappe.

Të ngajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro

Erzana Fazliu

FFK-ja reagon pas performancës fantastike të Zhegrovës në Champions

Donat Hashani

Sonte zhvillohet derbi i basketbollit kosovar

Donat Hashani