Telenews

Formacionet zyrtare, Rumani – Kosovë: Gliha vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit

Kosova do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit me fillim nga ora 20:45.

Stadiumi “Arena Nationala” ku do të zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka kapacitet prej afër 54 mijë shikues, por janë shitur vetëm gjysma e biletave.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas barazimit të madh në shtëpi ndaj Zvicrës dhe synon rezultatet pozitive, për të mbajtur sado pak shpresë për kualifikim.

Në anën tjetër, vendasit vijnë gjithashtu nga një barazim në shtëpi ndaj Izraelit dhe do të mundohet me çdo kusht t’i kthehen fitoreve për të qenë më afër  kualifikimit.

Përzgjedhësi Primoz Gliha për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Aro Muric, ndërsa në mbrojtje do të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë do të rreshtohen Valon Berisha e Florjan Loshajn. Në krahë do të luajnë Bernard Berisha dhe Edon Zhegrova.

Sulmi do të jetë me Vedat Muriqin që do të mbështetet nga Milot Rashica.

Në anën tjetër rumunët do të paraqiten me emra si Ianis Hagi, George Puscas, Florien Coman.


Rumania: Moldovan, Raţiu, Draguşin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Të ngajshme

Zvicër-Gjermani, formacionet zyrtare

KushtrimGuraj

Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës

KushtrimGuraj

Këto janë kriteret që përcaktojnë katër skuadrat më të mira nga vendet e treta news image

KushtrimGuraj