Telenews

Formacionet zyrtare: Shqipëri-Spanjë, ka edhe një befasi të këndshme tek shqipet

Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjen vendimtare të grupit B të Kampionatit Evropian të futbollit ku do të ballafaqohet me Spanjën, aty ku edhe do të vendoset fati i saj në rrugëtimin e këtij kompeticioni.

Me vetëm një pikë të mbledhur pas dy ndeshjeve të zhvilluara, humbjen nga Italia dhe barazimin me Kroacinë, të besuarit e Silvinjos duhet që sonte ta kërkojnë me çdo kusht fitoren për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, derisa me një barazim eventual do të duhej të shpresonte të kualifikohej tutje nga pozita e vendeve të treta.

Nga ana tjetër, Spanja që tashmë e ka siguruar kualifikimin, pritet që të luajë me lojtarët që kanë pasur më pak minutazh dhe kjo jep më shumë mundësi që Shqipëria të synojë maksimumin e pikëve.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00. Në të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja tjetër ë këtij grupit, ajo ndërmjet Kroacisë dhe Italisë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Spanja: Raya, Grimaldo, Vivian, Navas, Zubimendi, Merino, Olmo,. Joselu, Oyarzabal, Ferran

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj