Telenews

Formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit, Kurti: Do ketë zero tolerancë

Qeveria e Kosovës, ka votuar për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik mbi efektet e dukshme të duhanit, duke shtuar se gjatë inspektimit do të ketë zero tolerancë.

Kurse, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se ligji mbi mbrojtjen e duhanit është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013 por që asnjëherë nuk është marrë përsipër.

Ai tha se qeveria aktuale është duke marrë aksione për uljen e duhanpirësve, ndërkaq ky vendim u miratua nga të gjithë ministrat.

Të ngajshme

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

KushtrimGuraj

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

KushtrimGuraj

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani