Telenews

Fotografia me ish-banorët e Big Brother, reagon Drilon Rama: Me dalë me bosin iu ka mbet momenti më i madh në jetë

fotografia-me-ish-banoret-e-big-brother,-reagon-drilon-rama:-me-dale-me-bosin-iu-ka-mbet-momenti-me-i-madh-ne-jete

Fotografia me ish-banorët e Big Brother, reagon Drilon Rama: Me dalë me bosin iu ka mbet momenti më i madh në jetë

Një imazh i realizuar pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3 ka rikthyer vëmendjen ndaj marrëdhënieve mes ish-banorëve.

Në këtë fotografi, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqen Drilon Rama, Bay T, Arion Rexha dhe Diana Tahiri në një ashensor.

Pas publikimit të fotos, Drilon Rama ka reaguar në faqen “Prive by Liberta Spahiu” me një koment thumbues.

Drilon Rama, Arion Rexha, Bay T dhe Diana Tahiri

“Me dal me bosin ju ka mbet momenti më i madh në jetë”, ka qenë shkrimi që ka bërë.

Edhe pse komenti është i qartë dhe provokues, boksieri nuk përmend emra të tjerë, duke lënë të hapur interpretimet dhe spekulimet mbi personin apo personat që ai ka pasur në mendje.

Ky reagim vjen në një kohë kur raportet mes ish-banorëve të BBVK3 vazhdojnë të jenë në fokus të mediave dhe publikut, duke treguar se edhe pas mbylljes së spektaklit, dinamikat mes tyre mbeten tema të nxehta për diskutim.

Kjo tregon shumë edhe se si qëndron momentalisht raporti i fituesit të këtij edicioni me të tjerët, ku shihet se është distancuar prej tyre.

Foto: Prive by Liberta Spahiu

Të ngajshme

“A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother

KushtrimGuraj

Argjira Spanca largohet nga televizioni pas shtatë vitesh

Valjeta Turkaj

Privatësia mbi gjithçka – Selena Gomez shqyrton ndalimin e telefonave në dasmën e saj

Erzana Fazliu