Telenews

Fotografuan fletët e votimit, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

Një 37-vjeçar është arrestuar dhe bashkëshortja e tij është proceduar në gjendje të lirë në Sarandë, pasi kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit.

Ngjarja ndodhi në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, dhe u raportua në polici nga shtetasi O. Sh., i cili kishte rolin e vëzhguesit në këtë qendër.

Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës, transmeton ABCnews.al.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi L. T., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konsipol dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani

Raporti i IPK-së trondit: Pa hetues, pa ekipe, pa reagim (VIDEO)

Donat Hashani