Telenews

Fotoja me Xhakën i kushtoi rreth 2 mijë e 500 franga, flet ekskluzivisht në “Rreth e Rrotull”, babai i 10-vjeçarit

Organizata më e madhe e futbollit UEFA e ka gjobitur një 10-vjecar me origjinë shqiptare me 2 mijë e 500 franga, për shkak të një “selfie” që e kishte bërë me Granit Xhakën.

Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.

Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka. Qëllimi i tij ishte t’ia marrë fanellën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por të paktën e bëri një foto me të.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, babai i djaloshit tregoi se posta ia ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.

Megjithatë, Sejdaj tha se fotoja e djalit të tij me Xhakën mbetet një kujtim mjaft i mirë, dhe se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar.

“Pak foto e shtrenjtë… e kemi marrë këtë punë si marketing, është talent për këtë sport, S’e kam pritë që vjen deri te kjo gjobë. Kam qenë me dy djem, Luani 15-vjeçar përkujdeset shumë mirë për të, isha me disa miq u habita shkova me marrë diçka me pi, loja përfundoi kur u ktheva. E pashë ata të sigurimit e kishin kapë për dore, më shikonin serioz, u thash çfarë u bë, më thanë ka hy në fushë pa leje. U thash s’u bë nami se një fëmijë i vogël ka hy në fushë. Mendova që mbaron me aq, më thanë vje një ndalesë njëvjeçare dhe një paralajmërim”, tha ai.

Ai tha se ende nuk ka vendosur nëse do ta paguajë dënimin apo jo.

“Pas pesë muajve më erdhi një letër, s’ma mori mendja… Mundet me u zgjatë kjo procedurë, ndoshta e paguaj, ndoshta jo. Dëshira ka qenë me shiku lojën, jo me hy në fushë. E ka një foto që i mbet përjetë, ka kushtu pak, por jemi mësu me pagu”, tha ai.

Ai tregoi se Granit Xhaka e ka pritur mjaft mirë djalin e tij në momentin që ka shkuar për të bërë foto. Sejdaj tha se djali i tij “u tregua trim” me veprimin e tij kur hyri në fushë.

“Mbetet kujtim, ishalla s’përsëritet më… Kjo punë ka ndodhë para pesë muajve. Kogja duhet me qenë trim në 50 mijë tifozë me hy në fushë”, tha ai.

Ai përfundoi duke thënë se fotoja me Xhakën ka vlerë më shumë se dënimi rreth 2 mijë e 500 frangash.

source

Të ngajshme

Historike: Laura Fazliu e treta në botë

Donat Hashani

Anglia publikon listën për Euro 2024, ky lojtar i madh mbetet jashtë

Donat Hashani

Kroosi pensionohet si Mbret – lë pas karrierë ëndrrash

Donat Hashani