Arioni ka reaguar i shokuar në momentin kur Vullneti dhe Gresa realizuan premtimin e tyre, që nëse Vëllai i Madh ua sjell një çaj kundër gripit, do të putheshin.
Në secilin moment, ai shihet pranë Dianas, e cila po ashtu mbeti e befasuar me dyshen, ndërsa vet Arioni shihet të mbante kokën me atë që po shihte.