Telenews

FRANCA DËRGON ARMATIM TË RËNDË NË UKRAINË, SISTEMET ANTITANK MILAN DHE CAESAR

Franca do to dërgojë obus vetëlëvizës Caesar – armë me rreze të gjatë – në Ukrainë, konfirmoi të premten Pallati Elysee.
Në një intervistë për Ouest-France, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi “po shpërndante pajisje të konsiderueshme dhe disa lloje armësh duke përfshirë Milan dhe Ceaser”.
“Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithmonë duhet të kemi një vijë të kuqe, e cila është të mos jesh bashkëpjesëmarrës në luftë”, shtoi presidenti francez, raporton cnn.

Rreth 40 anëtarë të shërbimit ushtarak ukrainas do të mbërrijnë në Francë për t’u trajnuar rreth pajisjeve të reja ushtarake.
Sistemet e armëve antitank, Milan tashmë janë dorëzuar, tha Elysee. Caesar është një sistem artilerie i montuar në kamion me një armë vetëlëvizëse të zhvilluar nga Nexter Systems.
Ndryshe, ushtria franceze tashmë ka shfrytëzuar pajisjet Caesar në vende të ndryshme, duke përfshirë “Afganistanin, Libanin, Malin, Irakun dhe Azinë Lindore”.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 3 Gusht

Rrezarta Ramaj

Nata e fundit e “Sunny Hill”, Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa shkëlqejnë krah njëra-tjetrës

Rrezarta Ramaj

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj