Telenews

Franca e prerë : Të zbatohen marrëveshjet para takimit të ardhshëm të palëve në Bruksel

 

 

Ambasada e Francës në Kosovë, ka lëshuar një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të emisarit special të saj, për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Si rezultat i kësaj vizite, Franca sipas kumtesës, dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel.

Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Franca dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Francës në Kosovë.

Rene Troccaz është emëruar emisar i Francës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ai ka zhvilluar një vizitë në Kosovë të hënën.

Gjatë vizitës së tij ai u takua me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, si dhe me liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha komunitetet.

‘’Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja’’, thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu u takua me përfaqësues ndërkombëtarë, duke përfshirë Përfaqësuesin Special dhe shefin e UNMIK-ut, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it./Telenews/

Të ngajshme

Kujdes: Shqipëria pritet të përballet me një valë të tëmperaturave të larta, deri në kaq gradë pritet të jetë javën tjetër

Donat Hashani

14-vjeçari vdiq në aksidentin tragjik, familja Hasani ia fal gjakun familjes Sylejvica

Donat Hashani

Mbi 40 vjet punoi mjeke në QKUK, Dr. Nerxhivane Halimi ka nevojë urgjente për ndihmë

Donat Hashani