Telenews

Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar.

Parisi kërkon që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në qëndrim.

Sipas tyre ky vendim është marrë nxitueshëm dhe thonë se do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb që jeton në Kosovë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, kanë shtuar ata.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj