Telenews

Franca mobilizon 10 mijë policë para ndeshjes me Marokun

franca-mobilizon-10-mije-police-para-ndeshjes-me-marokun

Rreth dhjetë mijë policë, pesë mijë në Paris, u mobilizuan përpara ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës midis Francës dhe Marokut të mërkurën në mbrëmje.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

Rruga më e famshme e Francës, Champs-Élysées, nuk do të mbyllet për trafikun gjatë ndeshjes, ndonëse më parë u raportua se kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, kishte kërkuar mbylljen e saj.

Në Paris fundjavën e kaluar, më shumë se 1.000 oficerë policie mbikëqyrën festën e tifozëve të Marokut dhe Francës, të cilët fituan vendet në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Marokenët në Francë kanë një diasporë të madhe dhe policia ka marrë gjithçka për të parandaluar përplasjet e mundshme pas ndeshjes që do të vendosin se cila nga dy kombëtaret do të kalojë në finale.

Të ngajshme

Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian

Valjeta Turkaj

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga ‘zhurma e madhe’ para lëkundjes

Valjeta Turkaj

Banka Botërore, 80 milionë dollarë për transformimin digjital të shërbimeve publike

Valjeta Turkaj