Ndeshja e mbrëmjes mes Francës dhe Irakut është ndërprerë për shkak të vetëtimave pranë stadiumit. Sipas protokollit të FIFA-s, loja ndalet menjëherë kur zbulohet një rrufe brenda një rrezeje prej 13 kilometrash nga stadiumi.
Rinisja e sfidës do të bëhet vetëm pasi të kalojnë 30 minuta pa asnjë vetëtimë, ndërsa çdo rrufe e re e nis pritjen nga e para. Ky është rasti i parë në këtë Kupë Bote që zbatohet ky protokoll, i njëjti që u pa edhe në FIFA Club World Cup.

