Telenews

Francë, përurohet Konsullata e re e Kosovës në Strasburg, objekti 350 m² pronë e shtetit të Kosovës

“Në prani të ambasadorëve dhe konsujve të shumë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, eurodeputetëve, dhe miqve të shumtë të Kosovës bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strasburg, Ambasadorin Lulzim Hiseni, inauguruam objektin e ri të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strasburg” ka shkruar Gërvalla.

“Objekti i ri i Konsullatës, me një sipërfaqe prej 350 m², është i vendosur në një zonë strategjike ngjitur me qendrën historike të qytetit, prapa katedrales së njohur “Saint Paul” dhe në mes të aleatëve më të fortë të Kosovës, misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë”, ka thënë Gërvalla.

“Objekti i sapo inauguruar është  pronë e Republikës së Kosovës dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës për të blerë hap pas hapi objektet e misioneve të Kosovës jashtë vendit. Tashmë janë blerë objektet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Senegal dhe Kroaci.Ceremoninë e madhështuan me përformancat e tyre artistët nga Kosova, Visar Kuçi në violinë dhe Lirika Pula në piano si dhe u ekspozuan pikturat e piktores nga Kosova, Marigona Ademi e cila mbajti ekspozitën e saj në hapësirat e Këshillit të Evropës, gjatë muajit maj të këtij viti”, deklaroi tutje ajo.

Të ngajshme

Zvicra do të mbyllë nëntë qendra të azilit

Erzana Fazliu

SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Erzana Fazliu

Britania kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit

Erzana Fazliu