Telenews

Francës i duhen 15.000 farmacistë për të mbushur boshllëkun

frances-i-duhen-15.000-farmaciste-per-te-mbushur-boshllekun

Franca po përballet me mungesën e farmacistëve dhe po kërkon urgjentisht të rekrutojë 15.000, tha të dielën kreu i federatës së farmacive të vendit.

Dy të tretat e farmacive në Francë përballen me mungesë stafi, tha Philippe Bresset, president i Federatës së Sindikatave Farmaceutike të Francës (FSPF), për radion France Inter.

Ai vuri në dukje se boshllëku nuk mund të plotësohet për shkak të mungesës së zëvendësimeve të reja për farmacistët në pension.

Ndërkohë në fakultetet e farmacisë në të gjithë vendin ka edhe mungesë prej 1100 studentësh, raportojnë mediat vendase.

Gjithashtu, spitalet po përjetojnë mungesë mjekësh dhe infermierësh për shkak të shpërthimit të COVID-19, ndërkohë që edhe farmacitë po përballen me vështirësi në furnizimin me ilaçe./AA

Të ngajshme

Dënohet me burg kundërshtari i Erdoganit, Ekrem Imamoglu

Donat Hashani

E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen

Valjeta Turkaj

Një vit e tetë muaj burgim për rivalin kryesor të Erdoganit në Turqi

Valjeta Turkaj