Tre persona, në mesin e tyre një polic janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, në operacionin e Anti-drogës të koduar “Freeshopi”.
Në njoftimin e policisë, tek personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gramë, një peshore, tri thika dhe para të gatshme 4 mijë e 870 euro.
“Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, për procedura të mëtejme. Në konsultim me Prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin.
Rasti mbetet të hetohet nga antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për luftimin e të gjitha veprave penale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar, pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë.

