Telenews

Fshatrat Shtuticë, Verboc dhe Polluzhë mbesin pa asfaltim të rrugëve, kjo është arsyeja

Komuna e Drenasit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për asfaltimin e rrugëve në Shtuticë, Verboc dhe Polluzhë, pasi oferta e vetme e pranuar ka tejkaluar në masë substanciale buxhetin e parashikuar.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar më 2 shtator 2026, në këtë procedurë ishte pranuar vetëm një tender.

Komuna ka bërë të ditur se arsyeja e anulimit lidhet me çmimin e ofertës, pasi ofertuesi i vetëm ka kaluar pragun prej 100 për qind mbi vlerën e parashikuar të buxhetit për këtë aktivitet të prokurimit.

Tenderi, i zhvilluar përmes procedurës së hapur dhe me kriter të dhënies sipas çmimit më të ulët, kishte për objekt asfaltimin e rrugëve në Shtuticë, Verboc dhe Polluzhë.

Vendimi për anulimin e procedurës është marrë më 2 shtator 2026.

Palët e interesuara kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj