Telenews

FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”

Anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Dynamic Front”, e zhvilluar në Grafenwoehr Training Area të Gjermanisë.

Gjatë kësaj stërvitjeje, pjesëtarët e FSK-së u angazhuan në ngarkimin e predhave të mortajës, në kuadër të ushtrimeve të postit komandues, shkruan IndeksOnline.

“Dynamic Front” është një mision stërvitor i organizuar nga NATO dhe U.S. Army, që fokusohet në planifikimin e sinkronizuar të komandës dhe koordinimin e zjarrit të artilerisë.

Stërvitja përfshin manovrime në një mjedis kompleks operacional, duke simuluar operacione në zonë grumbullimi, përdorimin e kapaciteteve të artilerisë si dhe realizimin e qitjeve me municion real.

Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i “Dynamic Front” është rritja e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së forcave aleate, me synim sigurimin e aftësisë për të ofruar mbështetje të fuqishme me zjarr në operacione tokësore në shkallë të gjerë në Evropë.

Të ngajshme

Vendoset data e protestës së radhës së PD-së, në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Hailey Bieber në kopertinën e Vogue Australia, flet për shëndetin dhe markën Rhode

Rrezarta Ramaj

“U zgjodh nga historia e dashurisë”, Mateo sulmohet nga banorët pasi u zgjodh i preferuar

Rrezarta Ramaj