Telenews

FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”

Anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Dynamic Front”, e zhvilluar në Grafenwoehr Training Area të Gjermanisë.

Gjatë kësaj stërvitjeje, pjesëtarët e FSK-së u angazhuan në ngarkimin e predhave të mortajës, në kuadër të ushtrimeve të postit komandues, shkruan IndeksOnline.

“Dynamic Front” është një mision stërvitor i organizuar nga NATO dhe U.S. Army, që fokusohet në planifikimin e sinkronizuar të komandës dhe koordinimin e zjarrit të artilerisë.

Stërvitja përfshin manovrime në një mjedis kompleks operacional, duke simuluar operacione në zonë grumbullimi, përdorimin e kapaciteteve të artilerisë si dhe realizimin e qitjeve me municion real.

Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i “Dynamic Front” është rritja e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së forcave aleate, me synim sigurimin e aftësisë për të ofruar mbështetje të fuqishme me zjarr në operacione tokësore në shkallë të gjerë në Evropë.

Të ngajshme

Të dyshuarit për rastin “Banjska” dalin nesër para gjykatës

KushtrimGuraj

Suspendohet nga puna një minatorë i “Trepçës”, ndali qëllimisht rrymën që të mos punonte ventilimi

KushtrimGuraj

Dyshohet për therje me thikë në Dardani, policia në vendin e ngjarjes

KushtrimGuraj