Telenews

FSK-ja përfundon trajnimin për snajperë

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin për snajperë.

Këto trajnime kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në një njoftim për media të FSK-së, thuhet se trajnimi kishte për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme të armëve në misione të ndryshme operative.

“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Forca e Sigurisë e Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke ngritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake.

Të ngajshme

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj