Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cili kishte për qëllim vlerësimin dhe testimin e kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie.
Ushtrimi, sipas njoftimit të FSK-së, është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).
Ndërkaq, përfundimin e ushtrimit fushor nga afër e ka përcjell zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel Kim, oficerë e nënoficerë të FSK-së.

