Telenews

FSK-ja vazhdon me trajnime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkoloneli, Liridon Poroshtica dhe major Ardian Ramadani kanë përfunduar me sukses të lartë kursin “War Game Designer Course” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky kurs, sipas njoftimit të FSK-së, ka për qëllim zhvillimin e dizajnerëve strategjik të lojës së luftës e cila do të përdoret për nevoja të Forcave të Armatosura dhe ministrive të Mbrojtjes në krijimin dhe zhvillimin e strategjive të dala nga planifikimet dhe nevojat për zhvillimin e forcës.

“Gjatë këtij kursi oficerët në fjalë kanë përfituar njohuri të veçanta në teoritë dhe teknikat e krijimit të një loje të luftës në mënyrë profesionale. Në fund të kursit pjesëmarrësit krijojnë lojën e tyre ku oficerët tanë kanë krijuar një lojë strategjike me fokus të mbrojtjes së territorit të Kosovës ku edhe është përzgjedhur si loja më e mirë e dizajnuar dhe zhvilluar për këtë gjeneratë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

KushtrimGuraj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj