Telenews

FSK merr në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot, më 01.11.2024 do të ketë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci përmes një positmi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë.

’’Sot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mori në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit.Vendosja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane si dhe për të ofruar mbështetje më të mirë dhe më të shpejtë për reagime emergjente dhe për operacione në rast të emergjencave civile.Ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurtë’’, ka shkruar Maqedonci.

Të ngajshme

Rezi-Mevlanit: Zgjohu t’ia bëjmë gati valixhen Bay T-së!

Erzana Fazliu

UEFA e dënon rëndë Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

Erzana Fazliu

Debati Qeveri – LDK, Mehmetaj: Hekuran amateri, a po të ngon motra e këshilltares së Kurtit?

Erzana Fazliu