Telenews

FSK, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”

Me ftesën e ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së.

FSK iu bashkua ushtrisë së ShBA-së në ushtrimin fushor “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme (CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të ngajshme

Roja që u bë prokuror në Hagë kërcënonte fizikisht krerët e UÇK-së, Thaçi krahasoi Specialen me regjimin e Putinit

Valjeta Turkaj

Radoniqi: Zgjedhjet nuk janë veç garë për pushtet, janë themel i demokracisë

Valjeta Turkaj

Çfarë dihet rreth daljes nga shinat të tramvajit në Lisbonë?

Valjeta Turkaj