Telenews

FSK realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake

 

 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B ka realizuar këtë ushtrim me qëllim që të jetë e përgatitur taktikisht dhe fizikisht për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

“Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.” – thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Valjeta Turkaj

Bllokimi i buxhetit, sindikatat paralajmërojnë për pasoja të rënda

Valjeta Turkaj

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Tiranë

Valjeta Turkaj