Telenews

FSK’ja realizon ushtrimin fushor ‘Arrow 05’

 

 

Pjesëtarët e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të FSK-së, janë duke realizuar ushtrimin fushor “Arrow 05” në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës, me qëllim të validimit të togjeve të Kompanive.

Në njoftimin për media thuhet ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e zhvillimit dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, po realizon trajnime dhe ushtrime për validimin e kapaciteteve luftarake për të qenë sa më të përgatitur në përmbushje të misionit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e zhvillimit dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, po realizon trajnime dhe ushtrime për validimin e kapaciteteve luftarake për të qenë sa më të përgatitur në përmbushje të misionit”, thuhet në fund të komunikatës./Telenews/

 

 

Të ngajshme

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Valjeta Turkaj

Limaj: Nisma garon në zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë

Valjeta Turkaj

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj